Buduçnost kundër Struga Trim Lum do të paraqitet pa trajnerin e saj!

Vetëm edhe pak minuta kanë mbetur deri në startin e takimit midis Struga Trim Lum dhe Buduçnost nga Mali i Zi, ndeshje kjo e vlefshme për turin e dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës, njofton ‘infOSport.mk”.

Ekipi i Buduçnost drejt Ohrit ka udhëtuar me disa ndryshime, me trajner dhe drejtor të ri sportiv, ndërsa siç mësojmë trajneri i ri Mladen Milinkoviç nuk do të mund ta udhëheq skuadrën nga bankina. I njëjti do të ndjek ndeshjen nga tribuna, bashkë edhe me Drejtorin e ri sportiv, Andrija Delibashiç, për shkak se të njëjtit për shkak afatit kohor nuk janë regjistruar nga UEFA.

Ndeshja midis Struga Trim Lum dhe Buduçnost starton në ora 17:00, ndërsa tashmë gjithçka është gati për startin e këtij takimi midis dy skuadrave ballkanase. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply