Struga Trim Lum të mërkurën (26 korrik) në Ohër kundër Buduçnost nga Mali i Zi do të zhvillojë ndeshjen e parë të turit të dytë eliminatorë në kuadër të Ligës së Konferencës. Në prag të kësaj sfide të rëndësishme për skuadrën strugane, në konferencën e zakonshme për shtyp foli kryetrajneri, Shpëtim Duro.
I njëjti ende nuk mund ta harrojë eliminimin e pa drejtë nga Zhalgiris, ndërsa sa i përket kundërshtarit të rradhës në garat europiane, tregoi respekt maksimal, edhe pse pranoi se skuadra e tij është në rolin e favoritit.
Përgatitja e skuadrës në aspektin psikologjik….
“Në aspektin fizik nuk kemi pasur probleme, pas ndeshjes me Zhalgiris, por kemi punuar më shumë në aspektin psikologjik me skuadrën sepse kemi ndjerë keqardhje duke iu referuar të dyja ndeshjeve. Ndeshjen që humbëm 2:1, ishin ato 5 minuta që sigurisht na dëmtuan shumë, sepse na erdhi keq, pasi sa i përket zhvillimit të lojës, skuadra ka luajtur shumë mirë, edhe me analizat që kemi bërë, d.m.th në të gjitha aspektet kemi qenë më mirë se kundërshtari, por ishte ai moment i pafalshëm për skuadrën, që na përmbysën për 5 minuta. Kështu që e kemi harruar atë takim, tani duhet të përqëndrohemi në ndeshjen e nesërme ndaj Buduçnostit”.
Respekt maksimal për Buduçnostin…
“Këto ditë jemi munduar të marrim informacion përmes videove të ndeshjeve të tyre të fundit që kanë zhvilluar. Respekt maksimal për Buduçnostin, sepse është skuadër me traditë në Malin e Zi, skuadër që ka histori dhe që ka zhvilluar me qindra ndeshje ndërkombëtare dhe kështu, derisa është kampion edhe një nga skuadrat më të mira nga Mali i Zi, respekti jonë për Buduçnostin është maksimal”.
Struga favorite ndaj Buduçnost….
“Mua më vjen mirë që Struga Trim Lum si një skuadër e re, pas dy ndeshjeve shumë dinjitoze, me personalitet ndaj një skuadre me emër si Zhalgiris, diskutohet që jemi favorit. Është e vërtetë që duhet të jemi favoritë, duke parë sidomos paraqitjen e skuadrës në dy ndeshjet me Zhalgiris“