FC Shkupi të enjten e 27 korrikut në arenën “Todor Proeski” do të zhvillojë ndeshjen e parë të turit të dytë kualifkues të Ligës së Konferencës, kundër bullgarëve të Levski Sofje, njofton “infOSport.mk”.
Kujtojmë, skuadra nga Çairi në turin e parë eliminatorë arriti të eliminojë lituanezët e FC Hegelman me rezultatin e përgjithshëm 5:0 nga të dyja ndeshjet, mirëpo që tifozët e kësaj skuadre nuk arritën ti gëzohen asnjërit prej golave në ndeshjen në Shkup, pasi ky rezultat ishte arritur që në ndeshjen e parë në transfertë.
Gola nga heronjtë e tyre, “Shvercerat” do të presin në ndeshjen kundër Levskit, për të cilën ndeshje tashmë në shitje kanë dalë edhe biletat, që do të shiten në dy lokacione, para stadiumit të FC Shkupi në Çair dhe në kafeterin “Kaimuck” në Çarshinë e Vjetër.
Biletat mund ti blini duke filluar nga ora 12:00 deri në ora 17.00 para stadiumit të Çairit, ndërsa para kafeterisë “Kaimuck” duke filluar nga ora 17:00 deri në mesnatë 00:00.
Në orar dhe lokacione të njëjta biletat do të shitën edhe të mërkurën duke filluar nga ora 12:00 deri në ora 17.00 para stadiumit të Çairit, ndërsa para kafeterisë “Kaimuck” duke filluar nga ora 17:00 deri në mesnatë 00:00.
Ditën e ndeshjes, të enjten në Çair dhe kafeterinë “Kaimuck” biletat do të shiten nga ora 12:00 deri në ora 17:00, ndërsa nga ora 18:00 në pikë shitjen para stadiumit të qytetit Arena “Todor Proeski”.
Gjithashtu biletat do të shiten edhe në këto pika të shitjes:
SHKUP
LITERATURA.MK – EAST GATE MALL
LITERATURA.MK – VERO JUMBO
LITERATURA.MK – QTQ (GTC) PËRDHESE
LITERATURA.MK – Rr. Maqedonia
LITERATURA.MK – QT BUNJAKOVEC
LITERATURA.MK – QTQ (GTC) KATI I PARË