Dinamo e Tiranës po futet në një epokë të re. Me merkaton që tashmë është nën vëzhgimin e Igli Tares, goditje të bujshme pritet të vijnë te kjo skuadër, që shumë shpejtë pritet të ndryshojë edhe emrin në Dinamo City, por gjithashtu edhe logon dhe qytetin.
Sipas asaj që raportojnë mediat në Shqipëri, Dinamo është shumë pranë akordit me mesfushorin maqedonas, Boban Nikolov.
Një mesfushor me CV shumë të pasur që gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në Serie A me Leçen.
28-vjeçari Nikollov aktualisht është një futbollistë i lirë, derisa së fundmi luante në Rumani me skuadrën e Steaua Bukuresht.
Gjatë karrierës së tij i njëjti ka luajtur edhe me Sherif Tiraspol, Fehervar, Videoton, Vardar, Vitorul, Academica Hagi, ndërsa hapat e parë i kishte bërë në vendlindje te skuadra e Bregallnicës së Shtipit.
Nikollov gjithashtu është edhe pjesë e kombëtares së Maqedonisë së Veriut me të cilën numëron 49 ndeshje dhe 4 gola të shënuar. (infOSport.mk)