Përmes shortit të hedhur sot në Nion të Zvicrës për turin e tretë të Ligës së Konferencës 7 skuadrat shqiptare mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë kanë mësuar emrat e kundërshtarëve, gjithnjë nëse arrijnë të kalojnë turin e dytë, shkruan “infOSport.mk”.
Siç kemi njoftuar më herët, dy skuadrat përfaqësuese të vendit tonë, Struga Trim Lum dhe FC Shkupi, në rast se kalojnë Buduçnostin, gjegjësisht Levski Sofjen, në turin e tretë do të përballen me fituesit nga përballjet FC The Neës Saints – Svift Vesper, apo Hapoel Beer Sheva – Panvezis.
Nëse Ballkani eliminon Larnen atëherë do të ndeshet me skuadrën e Linkoln Red Imps nga Gjibraltari.
Drita do të ketë një sfidë të vështirë në rrethin e dytë kundër Viktoria Plzen, por nëse arrin të kualifikohet atëherë do të luajë me fituesin e duelit, Griza-Dudelanzh.
Sa i përket Dukagjinit, që pati një debutim të suksesshëm në arenën europiane, skuadra nga Klina gjithnjë nëse kalon kroatët e Rijekës, në turin e tretë do të përballej me fituesin nga dueli mes B36Torshavn – Haverdforduest. Kujtojmë këta të fundit kishin eliminuar Shkëndijën në turin e parë eliminatorë të Ligës së Konferencës, aty ku nga skuadrat shqiptare vazhdojnë të garojnë edhe dy përfaqësuesit e Superligës shqiptare, Partizani dhe Tirana.
Partizani nëse do të eliminonin ekipin e Atletik Eskaldes, atëherë në turin e tretë do të luanin me fituesin e sfidës Tre Pene-Valmiera, kundërshtarë të cilët duken të lehtë në letër.
Ndërkohë nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për nënkampionët e Tiranës, që përveç që do ta kenë shumë të vështirë në rrethin e dytë kundër Beshiktash, ata edhe në rast se kalojnë gjigandin turk, do të hasin në kundërshtarë aspak të lehtë, pasi në turin e tretë i pret përballja me fituesin nga ndeshja midis Zheljenziçar nga Bosnje e Hercegovina dhe Neftçi Baku nga Azerbejxhani.
Sfidat e turit të tretë do të luhen më 10 gusht, ndërsa ato të kthimit më 17 gusht.
Liga e Konferencës – Turi i tretë eliminatorë |
|||||||||||||||||||||
|