Kur shumica prej futbollistëve që kanë luajtur në Europë, si destinacion po zgjedhin Arabinë Saudite, Cédric Bakambu, vepron të kundërtën.
Edhe pse ishte në një skuadër bashkë me Ronaldon, ish sulmuesi i Viljarealit dhe Olimpik Marsejës, ka vendosur të braktisë ekipin e Al Nassr, edhe atë vetëm pas 23 ditëve dhe të rikthehet në futbollin turk, aty ku vite më parë mbronte ngjyrat e Bursaspor.
Këtë herë sulmuesi me origjinë nga Kongo, që posedon edhe pasaportë franceze, do të luajë me Galatasarajin në tre vitet e ardhshme, ndërsa paga e tij vjetore do të kap shifrën e 1.3 milionë eurove.
Kongolezi u largua nga Olimpiakosi grek më 30 qershor për t’u bashkuar me Al Nassr si lojtar i lirë, por sipas mediave turke, lojtari ende synonte të luante në një nivel të lartë dhe fakti që Galatasaraji luan në Ligën e Kampionëve, ka tërhequr vëmendjen e tij.
Gjigantët turq duan ta regjistrojnë menjëherë në UEFA pasi në datën 25 korrik do të luajnë një ndeshje vendimtare kundër Zhalgiris në kualifikueset e Ligës së Kampionëve. Kujtojmë që Zhalgiris në raundin e parë kualifikues, eliminoi Struga Trim Lumin, edhe atë vetëm pas fitores dramatike 2:1 në Ohër, pasi ndeshja e parë në Vilnius ishte mbyllur me rrjeta të paprekura.