Skuadra nënkampione e Shqipërisë, Tirana ka bërë mrekullinë në Gjeorgji, duke mundur me shifrat 2:1 skuadrën e Dinamo Batumit dhe duke siguruar një mega përballje ndaj gjigandëve turq të Beshiktashit në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, njofton “infOSport.mk”.
Tirana e Shehit, zhvilloi një ndeshje të madhe në transfertë, ndryshe nga performanca që dhuruan një javë më parë në “Air Albania”.
Fillimisht shënoi Lushkja në minutën e 28-të, ndërsa në të 78-tën rezultatin e dyfishoi Deliu.
Në limitet e kohës së rregullt vendësit shkurtuan diferencën në 1:2, por kjo nuk mjaftoi për ta çuar sfidën në shtesa.
Kësisoj, Tirana siguroi kalimin në raundin e dutë, aty ku do të përballet me gjigantin turk, Beshiktash. (infOSport.mk)