Mesfusha e Shkëndijës do të jetë e hendikepuar pa shërbimet e Stefan Vujçiç në takimin e sotshëm ndaj FK Trakai, ndeshje kjo e vlefshme për turin e tretë eliminatorë të Liga Evropa. Mesfushori kroato – gjerman nuk ka udhëtuar fare me skuadrën për në Lituani, mirëpo në pikëpyetje është edhe aktivizimi i mesfushorit tjetër, Armend Alimi.
Ky i fundit mungoi në stërvitjen e fundit të Shkëndijës, shkaku i virozës, ashtu që për inkuadrimin e tij eventual në lojë do të vendos vetë trajneri Qatip Osmani, edhe atë pak para fillimit të ndeshjes.
Përballja Trakai-Shkëndija zhvillohet në Vilnius të Lituanisë me fillim në orën 18:30.