Shkëndija e Haraçinës transferon goleadorin shkupjan, Emir Aliu

Emir Aliu është përforcimi më i bujshëm i Shkëndijës së Haraçinës, skuadër kjo që megjithatë nuk ka ndërmend të ndalet, kur janë në pyetje prurjet e reja në prag të sezonit të ri, në të cilin  kjo skuadër do të garojë në Ligën e tretë – Veri, njofton “infOSport.mk”.

Aliu, një golashënues ky mjaft i spikatur, gjatë karrierës së tij ka luajtur me shumë skuadra nga vendi ynë, si Korabi, Genç Kalemler, KF Arsimi, Drita e Bogovinës, Vardari i Forinës, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Voska Sport.

Tek gjithë këto skuadra, Aliu ka spikatur me golat e tij, ndërsa një gjë të tillë me siguri se pritet të bëjë tashmë edhe me fanellën “kuqezi” të Shkëndijës së Haraçinës, skuadër kjo që më parë kishte transferuar edhe plotë 7 futbollistë të tjerë.

Fjala është për portierin 17-vjeçar Behar Shukrijun, mbrojtësit Osman Fejzulla, Alban Ferati dhe Valon Mamutin, mesfushorët Shuajb Aliti dhe Besnik Nebiu, si dhe për sulmuesin e krahut të djathtë, Ilir Sula. (infOSport.mk)

Leave a Reply