Hamidi nuk do jetë mungesa e vetme, edhe një titullarë do të mungojë nesër kundër FC Hegelmann!

FC Shkupi nesër në Lituani nis aventurën europiane kundër skuadrës së FC Hegelmann. Kjo ndeshje i takon raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës, aty ku FC Shkupi edicionin e kaluar me pak më shumë fat mund të arrinte deri tek grupet.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat këtë edicion për skuadrën nga Çairi, që po has në probleme në prag të takimit të nesërm kundër  FC Hegelmann, raporton “infOSport.mk”.

Për shkak problemeve me vizën, drejt Lituanisë nuk kishte udhëtuar fare algjeriani, Valid Hamidi, ndërsa po në Shkup ka mbetur edhe mbrojtësi i krahut të majtë, Blerton Sheji, i cili që nga faza përgatitore në Bolu të Turqisë, kishte pësuar një lëndim, ndërsa i njëjti ende nuk është rikuperuar plotësisht.

Rikthimi i tij në fushat e blerta pritet të ndodhë javën e ardhshme, kur i njëjti pritet të jetë në shërbim të trajnerit Xhihat Arslan për ndeshjen e kthimit në Shkup kundër lituanezëve të FC Hegelmann. (infOSport.mk)

Leave a Reply