Filip Popovski nuk është më sekretar gjeneral pranë FFM-së, ja kush e zëvendësoi

Këshilli drejtues pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë gjatë ditës së sotme mbajti një seacnë, në të cilën u diskutuan disa çështje dhe pika, ndërsa një nga më të rëndësishmet ishte përzgjedhja e sekretarit të ri, njofton “infOSport.mk”.

Kështu pasi Filip Popovskit i skadoi edhe mandate i dytë katërvjeçar, pas së cilës ai ligjërisht nuk mund ta mbante më këtë post, në vend të tij u zgjodh Natalija Ilievski Bozhinovska, e cila ishte një nga njerëzit e parë në FFM.

Përveç këtij vendimi, gjithashtu bordi drejtues pranë FFM-së miratoi propozimet për garën e Kupës për sezonin 2023/24.

Në këtë seancë u morrë gjithashtu edhe vendimi që fondet e programit Forëard 3 dhe Forëard 2 të FIFA-s të përdoren për projekte investimi, ndërkohë u miratuan gjithashtu edhe listat e arbitrëve, kontrollorëve dhe delegatëve për sezonin 2023/24. (infOSport.mk)

Leave a Reply