Vazhdojnë largimet nga KF Arsimi, pas Jakupit largohen edhe Ajrullahu dhe Bekir

Mahir Ajrullahu dhe Muhamed Bekir janë dy futbollistët e rradhës që largohen nga rradhët e KF Arsimit, skuadër kjo që garon në Ligën e Dytë, njofton “infOSport.mk”. Kjo dyshe i është bashkuar skuadrës nga Kamenica, Sasa, që shumë vite më parë (vitete e 90-ta) garonte në Ligën e Parë.

Shkupjani Ajrullahu largohet pas dy viteve nga KF Arsimi, me të cilën skuadër në vitin 2022kishte shkruar historinë, duke u inkuadruar në Ligën e Parë.


LEXO GJITHASHTU: Altrim Jakupi braktis KF Arsimin dhe transferohet në Kosovë


Ajrullahu ishte një ndër golashënuesit në atë ndeshje të balotazhit kundër Ovçe Poles, në të cilën ndeshje KF Arsimi kishte shënuar fitore 4:1.

Kujtojmë, ditë më parë nga rradhët e skuadrës nga Çegrani u largua edhe Altrim Jakupi, ndërsa që më parë ishte larguar edhe kapiteni, Burim Sadiku.

Ndërkohë vlen të theksohet se Sasa, që gjithashtu garon në Ligën e Dytë, përveç dyshes Ajrullahu-Bekir, ka prezantuar edhe Sashe Dukov nga Sileksi, Lazar Stojanovski nga Qustendill (Bullgari), Andrej Simevski nga Çerno More (Bullgari), Stojançe Stojov nga Detonit Plaçkovica, Aleksandar Trajçevski dhe Dushan Gerasimovski nga Lokomotiva dhe Hristijan Mitrevski nga Ohrid Lihnidos.

Sezonin e ri skuadra nga Kamenica do të udhëhiqet nga trajneri, Bazhe Janekievski. (infOSport.mk)

Leave a Reply