Super ylli i Egnatias iu bashkohet 5 futbollistëve shqiptarë te Istanbulspor!

Super ylli i Egnatias, Xhekson Laurentino edhe zyrtarisht është një futbollistë i ri i Istanbulspor, skuadër kjo që garon në elitën e futbollit turk, njofton “infOSport.mk”. Emri i brazilianit figuron i fundit në listën e futbollistëve që do të jenë në disponim të trajnerit për përgatitjet e sezonit të ri, që kjo skuadër i nisi nga dita e djeshme.

Xhekson te Egnatia kishte arritur tetorin e vitit 2020, ndërsa pas gati tre viteve, braziliani bënë transferimin më të bujshëm të karrierës.

Fantazisti brazilian edicionin e kaluar me Egnatian fitoi Kupën e Shqipërisë, duke shënuar golin e vetëm dhe të fitore në kohën shtesë.

Ai me skuadrën nga Rrogozhina ka zhvilluar gjithsej 98 ndeshje, duke regjistruar edhe 18 gola dhe 9 asistime.

Për shërbimet e tij ishin të interesuara edhe dy skuadrat shqiptare, Tirana dhe Shkëndija, mirëpo si duket oferta e drejtuesve të Istanbulspor ka joshur më shumë brazilianin 24 vjeçar, vlera e të cilit sipas “transfermarkt’ në tregun e futbollistëve, kap shifrën e 300 mijë eurove. (infOSport.mk)

Leave a Reply