Ja sa përfitoi Partizani nga shitja e talentit, Dragaj!

Klevis Dragaj u largua nga Partizani ditën e djeshme teksa u zyrtarizua te Lokomotiva e Zagrebit, skuadër kjo që garon në elitën e futbollit në Kroaci.

Sulmuesi ishte pjesë e akademisë së Partizanit, por nuk gjeti dot  hapësira në ekipin e parë.

Tanimë ai do të provojë një aventurë të re tek ekipi që njihet për shqiptarët e shumtë që ka marrë në skuadër vitet e fundit, përfshirë këtu edhe shkupjanin Feta Fetai, i cili ditë më parë u zyrtarizua si transferim nga rradhët e Rabotniçkit.


LEXO GJITHASHTU: Pas “Modriçit shkupjan”, Lokomotiva e Zagrebit transferon edhe një talent tjetër shqiptarë


Njëjtë sikurse skuadra shkupjane, që përfitoi për taksën e formimit të lojtarit të saj, ka përfituar edhe Partizanit, që ka përfituar plotë 90 mijë euro.

Kampionët e Shqipërisë, gjithashtu kanë ruajtur edhe një përqindje të kartonit të Dragaj, në rast të ndonjë transferimi nga skuadra kroate në ndonjë skuadër tjetër. (infOSport.mk)

Leave a Reply