“Serie A”, hidhet shorti për sezonin 2017/2018

Federata e Futbollit italian pak më parë ka hedhur shortin për sezonin 2017/2018, i cili është paraparë të fillojë me 20 gusht.

Skuadra kampione e Italisë, Juventusi, sezonin e ri do ta nisë në shtëpi ndaj Kaljarit, ndërsa skuadra më e përfolur në merakton e verës, Milani, që u bë hit me transferimin e futbollistëve të rinj, ndeshjen e parë të sezonit të ri do ta nis si udhëtues ndaj Krotones. Fqinjët e tyre, Interi e nis kampionatin me një ndeshje të vështirë ndaj Fiorentinëes, Roma do të luajë kundër Atalantës së Etrit Berishës, ndërsa Napoli i Elseid Hysaj do të luajë kundër Veronës.

Sezoni 2017/2018 në kampionatin elitarë italian do të mbyllet me 20 maj, për shkak se vitin tjetër do të zhvillohet  Botërori “Rusi 2018”.

Më poshtë keni ndeshjet e javës së parë, që starton me 20 gusht, ndërsa për të parë orarin e plotë të ndeshjeve të sezonit 2017/2018 në  SERIE A, klikoni KËTU:

SERIE A
Java e parë, 20 gusht:
Atalanta-Roma
Bologna-Torino
Crotone-Milan
Verona-Napoli
Inter-Fiorentina
Juventus-Cagliari
Lazio-Spal
Sampdoria-Benevento
Sassuolo-Genoa
Udinese-Chievo

 

Leave a Reply