Osmani flet për ndeshjen me Trakain! Dua fitore ose një barazim me gola

Me respekt për kundërshtarin dhe besim në forcat vetanake, Shkëndija pret sfidën e parë të raundit të tretë elimiantorë të Liga Eevropa kundër skuadrës lituaneze të Trakai.

Strategu i “kuqezinjëve” nga Tetova respekton kundërshtarin e rradhës në ndeshjet evropiane, ndaj të cilit do kishte dashur të marrë një fitore ose një barazim me gola.

“Sigurisht se ndeshjet që kemi zhvilluar deri tani në Liga Europa na japin shpresë për të kaluar në fazën e “play offit”. Tani përballemi me Trakain për të cilët kemi respekt të madh. E dimë se është skuadër ambicioze që mundohet të luajë futboll të bukur. Por megjithatë ne do të mundohemi që të kalojmë edhe këtë raund. Fakti që Trakai eliminoi një ekip si Norrçepingu tregon se bëhet fjalë për skuadër kualitative dhe ne me seriozitet të plotë presim këtë ndeshje. Pretendojmë të shënojmë gol, do të ishte mirë që të fitonim, por nuk do të ishim të pakënaqur edhe me barazim me gola të shënuar”, – deklaroi trajneri Osmani.

Ndeshja Trakai – Shkëndija zhvillohet të enjten me fillim në ora 18:30 në në stadiumin “LFF” në Vilnius.

Leave a Reply