Sadiku, gol në debutim me Legian në Ligën e Kampionëve (VIDEO)

Armando Sadiku nuk ka të ndalur. Forma e tij po shkon vetëm duke u përmirësuar, ndërsa një gjë të tillë dëshmoi edhe në ndeshjen e tij debutuese me fanellën e Legia Varshavës në kuadër të ndeshjeve eliminatore të Ligës së Kampionëve Evropian.

“Bomberi” kuqezi e ka nisur nga stoli ndeshjen me Astanën, por kur rezultati ishte 2:0 për kazakët, tekniku i Legias në minutën e 70-të vendosi të hedh në fushë sulmuesin shqiptarë dhe nuk gaboi.

Sadiku vetëm pas 9 minutave të kaluara në fushë arriti që të shënojë, duke ngushtuar diferencën e golave dhe rihapur takimin, mirëpo vetëm për një çast, pasi në minutat shtesë të takimi, Astana shënoi edhe golin e tretë me anë të Tëumasi.

Ndryshe dy golat e parë për Astanan i realizuan, Kabananga (36’) dhe Maevskiy (45’).

SADIKU DEBUTON ME GOL ME FANELLËN E LEGIA VARSHAVËS (VIDEO)

Rikujtojmë sulmues elbasanas me gol kishte debutuar edhe në elitën e futbollit polak, kur kishte shënuar në ndeshjen e parë të stinorit të ri 2017/2018 ndaj Gornik Z.

Për ironi të fatit edhe në atë ndeshje Legia e Varshavës, kishte pësuar disfatë me rezultatin 3:1.

 

 

Leave a Reply