Mërgim Berisha do vazhdojë të luaj me Augsburgun, por tashmë edhe zyrtarisht si futbollistë i skuadrës gjermane, te e cila skuadër luante në formë huazimi nga rradhët e skuadrës së njohur turke të Fenerbahçes.
Augsburg kishte një klauzolë për ta blerë përfundimisht Berishën dhe e ka shfrytëzuar atë, duke blerë kartonin e tij në vlerë prej 4 milion eurove.
Mirëpo Berisha nuk është futbollisti i vetëm shqiptarë që largohet nga rradhët e Fenerbahçes, pasi pjesë e tyre nuk do të jetë edhe Ezgjan Alioski.
Mbrojtësi i krahut të majtë me origjinë nga Prilepi, është larguar nga kjo skuadër pasi ishte i huazuar nga skuadra arabe e Al-Ahli.
Kësisoj, Alioski rikthehet te skuadra arabe, me të cilën ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.