Besa e Dobërdollit ka vazhduar me angazhimin e futbollistëve të njohur dhe cilësor, e mbi të gjitha që kanë një përvojë të madhe në futbollin elitar të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.
Pas Armend Alimit dhe Burim Sadikut, skuadra nga Dobërdolli gjatë ditës së sotme ka angazhuar edhe mesfushorin tetovar me tipare sulmuese, Izair Eminin.
Ky i fundit vjen nga rradhët e Voska Sport, te e cila skuadër kaloi dy vite të shkëlqyeshme, duke udhëhequr këtë skuadër drejt Ligës së Parë.
I njëjti pasi nuk arriti një gjuhë të përbashkët për vazhdimin e kontratës me skuadrën shqiptare nga Ohri, vendosi që ti thotë “PO” ofertës së Besës nga Dobërdolli, me të cilën skuadër siç mëson “infOSport.mk” ka arritur marrëveshje një vjeçare.
Emini bëhet futbollisti i 6-të që i bashkohet kësaj skuadre, pas Armend Alimit, Burim Sadikut, kolumbianit Alexander Borja, talentit Memetriza Hamza dhe mbrojtësit Jovica Radevski. (infOSport.mk)