Milani si duket do ja plotësojë dëshirën Renato Sançez për tu larguar nga Bajerni i Munihut duke e transferuar atë në “San Siro” për një shumë prej 40 milion euro, njofton “L’Equipe”, përcjellë “infOSport.mk”.
Sipas të përditshmes franceze ky transferim veçmë është arritur dhe se pritet që ylli portugez me Milanin të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare.
Gjatë ditës së djeshme portugezi haptazi shpalosi dëshirën e tij për të braktisur rradhët e “bavarezëve”, te e cila skuadër nuk kishte marrë hapësirën e duhur. Vetë Sançez kishte pranuar se e sheh Milanin si një alternativë të mirë në karrierën e tij.
Mesfushori 19-vjeçar te Bajerni arriti si kampion evropian, mirëpo ai mbeti nën hijen e futbollistëve si Çabi Alonso, Tiago Alkantara dhe Arturo Vidal.