FC Shkupi tashmë disa ditë po zhvillon fazën e përgatitjeve në Turqi, aty ku paralelisht po zhvillon edhe kontrollueset e parapara në prag të ndeshjeve europiane që e presin këtë skuadër.
Ishte skuadra e Egnatias nga Superliga Shqiptare kundërshtari i sotëm i FC Shkupit, ndeshje kjo që në fund u mbyll me barazimin 1:1, njofton “infOSport.mk”.
Rrogazhinasit ka qenë ata që kanë kaluar të parët në avantazh teksa e kanë mbyllur pjesën e parë me shifrat 1:0, pas një goli të realizuar në minutën e 30-të.
Në pjesën e dytë FC Shkupi luajti shumë më mirë, ndërsa në minutën e 51-të Ali Adem u ndalua në mënyrë të palejuar në zonën kundërshtare, me ç’rast arbitri kryesor tregoi në pikën e bardhë.
Përgjegjësinë e ekzekutimit e morri Hamidi, i cili gaboi në tentativën e parë, mirëpo jo edhe në të dytën, kur përfitoi nga topi i devijuar, duke shënuar për rezultat 1:1.
Penalti pati edhe për ekipin e Egnatias në këtë pjesë, mirëpo të njëjtën e kishte pritur portiere Artan Iljazi.
Në fund barazim mes skuadrave shqiptare në tokën turke, aty ku edhe FC Shkupi, edhe Egnatia po përgatiten në prag të raundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
FC Shkupi do të përballet me ekipin lituanez të Hagelmann, ndërkohë Egnatia do të luaj me ekipin armen të Ararat. Që të dyja këto skuadra ndeshjet e para që në program do të jenë me datë 13 korrik do ti zhvillojnë në transfertë. (infOSport.mk)