Sulmuesi i Romës, Andrea Belloti ka vazhduar bashkëpunimin me Romën. Kontrata e re sulmuesin e kombëtares italiane në Romë do ta mbajë deri në vitin 2025.
“Ndjenja është diçka e papërshkrueshme. Më ka lënë shumë përshtypje qyteti por edhe pasioni i tifozëve. E ndjeva se sa klub i madh është Roma me të arritur këtu. Një gjë të tillë mund ta kuptosh vetëm kur të jeshë pjesë e Romës. Vazhdimi i kontratës sime është i logjikshëm kur kemi parasysh rrugëtimin të cilin e filluam bashkë vitin e kaluar” – është shprehur Belloti.
“Erdha këtu ditët e fundit të merkatos, mirëpo u adaptova shumë lehtë, kjo falë stafit të trajnerëve dhe bashkëlojtarëve të mirë. Unë u detyrohem atyre, por edhe fansave, të cilët do të bëjë çmos për ti kënaqur edhe më shumë në sezonin e ri” – përfundoi deklaratën e tij sulmuesi Italian.
Edicionin e fundit, Belloti me fanellën e “Ujkeshës romake” zhvilloi gjithsej 47 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ku arriti të realizojë edhe 4 gola. (infOSport.mk)