Struga Trim Lum në kërkim të një mbrojtësi të krahut të majtë!

Kampionët e Struga Trim Lum janë në kërkim të një mbrojtësi të krahut të majtë. Informacione të besueshme pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se drejtuesit e skuadrës strugane janë në bisedime e sipër me Vangjel Zguro dhe kolumbianin Sebastian Hererra.

Ky i fundit është një emër i njohur për futbollin vendor, pasi plotë 5 vite kishte kaluar me fanellën e Rabotniçkit, ndërsa gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Bregallnicës. Aktualisht Hererra është pjesë  e skuadrës qipriote të Doxa Katokopias, mirëpo marrëveshjen që ka me këtë klub, mund të transferohet jashtë Qipros pa asnjë dëmshpërblim.

Mbetet të shihet, nëse Struga Trim Lum do ti plotësojë kërkesat e kolumbianit, apo do futbollistit 30-vjeçar nga Pogradeci, Zguro, i cili së fundmi ishte pjesë e Bylisit në Superligën shqiptare.

Zguro përveç që ka bërë karrierë në Shqipëri, duke luajtur me skuadrat si Pogradeci, Korabi, Luftëtari, Kamza, Skënderbeu dhe Bylisi, gjithashtu ka bërë karrierë edhe në SHBA, duke luajtur për skuadrat Red Wolves dhe Tulsa. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply