Arion Sulemani nga Prespa arrinë kontratë profesionale me Melburn Siti

Talentët shqiptarë po kalojnë edhe kufijtë europian. I tillë është rasti edhe me Arion Sulemanin me origjinë nga Prespa e Maqedonisë, i cili ditë më parë nënshkroi kontratë profesionale me një ndër klubet më të njohura në Australi, Melburn Siti, raporton “infOSport.mk”.

Ekipi i Melburn Sitit së bashku me Nju Jork Sitin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë zinxhir i ekipeve satelite të kampionit europian, Mançester Sitit.

Sulemani si i vogël ka emigruar drejt Australisë, aty ku ka dëshmuar talentin e tij në futboll, ndërsa bashkë me shqiptarin tjetër nga Mali i Zi, në saktësisht nga Ulqini, Emin Durakoviç, kanë nënshkruar kontrata tre vjeçare me Melburn Siti, që beson shumë te kjo dyshe.

Sulemani dhe Durakoviç vlerësohen shumë te skuadra e tyre, pasi vijnë nga shkolla e kësaj skuadre dhe besojnë fuqishëm se kjo dyshe do të ketë një të ardhme të ndritshme përpara.

Durakoviç është gjithashtu edhe pjesë e kombëtares U18 të Australisë, me të cilën kishte marrë pjesë në një turne ndërkombëtarë kundër kombëtareve si Portugalia, Anglia dhe Norvegjia. Ai kishte luajtur titullarë në të trija ndeshjet, teksa kishte asistuar kundër “Albionit Krenar”.

Ndryshe, Arion Sulemani nga Prespa luan si sulmues dhe i njëjti ka rezultuar shumë efikas te moshat e reja të Melburn Siti.

Me këtë rast “infOSport.mk”, Sulemanit i uron që një gjë të tillë të përsëris edhe me ekipin e parë të Melburn Sitit, ndërsa emrin e tij duhet ta regjistrojnë edhe nga FFM, duke pasur parasysh se “verdhekutë” po vuajnë për nje sulmues të kalibrit të lartë. (infOSport.mk)

Leave a Reply