Barcelona më në fund ka arritur një marrëveshje me yllin e Liverpullit, brazilianin, Filipe Kutinjo. Një lajm të tillë bënë të ditur e përditshmja spanjolle, “El Mundo Deportivo”, duke cituar “RAC1”-shin, sipas të cilit nënkampionët e Spanjës tashmë e kanë bindur brazilianin, dhe se tashmë mbetet që të merren vesh në nivel klubesh.
Një përfaqësues i Barcelonës aktualisht është në Angli për të nisur bisedimet. “Të kuqtë” e kanë refuzuar ofertën e parë prej 75 milionë eurosh, kështu që hierarkia “katalunase” është e vetëdijshme se oferta e dytë duhet të jetë të paktën 5 milionë euro më shumë.
Kështu, pritet që brenda pak orësh të qarkullojnë lajme të tjera edhe më konkrete lidhur me transferimin e mundshëm, Kutinjo, të cilin e kërkonte edhe Nejmar, madje si kusht që edhe ai mos të largohet në drejtim të PSZH-së.
Trajneri Jürgen Klopp deri tani ka theksuar se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mesfushori i talentuar brazilian por ndoshta shuma e shitjes së këtij të fundit do t’i nevojitet për të arritur te synimet e tij për këtë merkato vere, aiç janë ai i Naby Keita nga rradhët e Lajpcigut gjerman, dhe Virgil van Dijk nga Sautemptoni.