Çelzi ka zyrtarizuar sulmuesin francez, Nkunku

Çelzi ditën e sotme ka zyrtarizuar një blerje të bujshme, duke bërë për vete sulmuesin francez, Kristofer Nkunku.

25-vjeçari sezonin që kaloi luajti në Gjermani me skuadrën e Lajpcig, skuadër kjo që nga shitja e tij ka përfituar 60 milionë euro.

Nkunku me “blutë” e Londrës ka firmosur një kontratë 6 vjeçare.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur, Çelzi sakrifikoi shumë për të më transferuar. Dua të takoj sa më shpejt trajnerin dhe shokët e skuadrës dhe t’i tregoj tifozëve se çfarë jam i aftë të bëj në fushë. Kam luajtur në Ligue 1 dhe Bundesliga, e tashmë mezi po pres të nis aventurën në Premierligën angleze, që është edhe një nga ligat më të forta në botë. Jam shumë i emocionuar dhe krenar që do të veshë fanellën e Çelzit”, ka deklaruar francezi, i cili edicionin e fundit me fanellën e Lajpcigut në gjithsej 36 ndeshje, realizoi 23 gola dhe 9 asistime.

Leave a Reply