Futbollisti i dashur i “Ballistëve”, Gledi Mici largohet nga Prishtina

Gledi Mici, një ndër futbollistët më të dashur në mesin e tifozërisë tetovare, në veçanti të “Ballistëve”, edhe përfundimisht është larguar nga Prishtina, te e cila skuadër shtatorin e vitit 2020 ishte transferuar pikërisht nga rradhët e Shkëndijës së Tetovës.

Ai te skuadra “kuqezi” kishte lënë gjurmë me paraqitjet e tij, ndërsa kjo kishte bërë që i njëjti shumë shpejtë të futet në zemrat e tetovarëve.

Tashmë gjërat kanë ndryshuar, Mici është 32-vjeç, dhe ndoshta nuk bënë pjesë në planet e drejtuesve të rinj të Shkëndijës me në krye trajneri Ardian Nuhiu, kjo për më tepër që vetëm disa ditë më parë në pozitën e mbrojtësit të majtë, ata sollën ish futbollistin e tyre, Zija Merxhani nga rradhët e Struga Trim Lum.

Lajmin për ndarjen me Prishtinën, e ka bërë public vetëm Mici, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka theksuar se rrugëtimit 3 vjeçar në kampionatin kosovar i ka ardhur fundi, dhe se me këtë rast dëshiron të falënderojë drejtuesit për mundësinë e dhënë.

Mici edhe te Prishtina shumë shepjtë u shndërrua në një futbollistë kyç, teksa brenda tre sezoneve, i njëjti me fanellën “bardheblu” zhvilloi gjithsej 114 ndeshje, më shumë se me çdo skuadër tjetër gjatë karrierës së tij, në të cilën ka luajtur edhe me Apoloninë, Kamzën, Flamurtarin, Kukësin, Skënderbeun, Shkëndijën dhe së fundmi Prishtinën.

Kujtojmë, me Shkëndijën, Mici kishte zhvilluar 60 paraqitje mes kampionatit dhe kupave europiane, ndërsa vlen të theksohet se i njëjti tashmë prej vitesh është një “fiksim” i Partizanit, me të cilën skuadër mund të prek sërish garat europiane.. Gjithsesi gjithçka mbetet një alternativë dhe duhet të presim ditët në vijim për të parë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Micit, i cili në karrierën e tij numëron edhe 4 trofe, tre Kupa me skuadra të ndryshme dhe një titull kampion me Shkëndijën. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply