Goli debutues i Jasir Asanit me fanellën e kombëtares shqiptare ishte briliant, ndërsa i njëjti është konsideruar lartë edhe nga faqja zyrtare e UEFA-s, që e konsideron si një nga golat më të bukur të ndeshjeve që u luajtën mbrëmë në kuadër të eliminatoreve për Euro 2024.
“Kush shënoi golin më të bukur”, pyet UEFA në Facebook.
Who gets your vote? ⚽️ 🥇#UNLGOTR | @AlipayPlus
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 17, 2023
I pari në listë është aksioni që u finalizua me goditjen e shkupjanit, Jasir Asanit, ndërsa në garë është edhe goli i një shkupjani tjetër, ai i Elif Elmas të Maqedonisë, të shënuar kundër Ukrainës.
Në këtë listë gjithashtu janë edhe golat e Ranos për Armeninë dhe Silvës për Portugalinë.
Vlen të theksohet se Asani golin e parë me fanellën “kuqezi” e gjeti vetëm në ndeshjen e tij të dytë, ndërsa një gol tjetër në fitoren 2:0 të Shqipërisë kundër Moldavisë, e realizoi tetovari Nedim Bajrami. (infOSport.mk)