Gostivari prezanton mbrojtësin tetovar, Xhelil Abdullah

Xhelil Abdullah sezonin e ri do të luaj me Gostivarin në Ligën e Parë. Mbrojtësi tetovar te Gostivari transferohet nga rradhët e FC Shkupit, ndërsa ashtu siç kishim paralajmëruar që gati dy javë më parë, Abdulla me skuadrën nga Pollogu ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.


LEXO GJITHASHTU: Xhelil Abdulla i jep fjalën Gostivarit


Abdullah, pjesën më të madhe të karrierës e kaloi në vendlindjen e tij në Tetovë, duke luajtur te Renova dhe Shkëndija, nga e cila skuadër verën e vitit 2011-të ishte transferuar në futbollin holandez te skuadra e De Grafshap, që më pas të luaj edhe në Gjermani me skuadrën e Duisburg, ndërkohë një aventurë jo të plotë 6 mujore kishte pasur edhe në futbollin kosovar, duke veshur fanellën e Llapit.

Abdullah ishte pjesë e asaj gjenerate të artë të Shkëndijës, me të cilën në vitin 2011 kishte fituar titullin kampion. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply