Ermedin Adem vazhdon kontratën me Voska Sport

Ermedin Adem do të jetë pjesë e Voska Sport edhe në Ligën e Parë, aty ku shkupjani ka një eksperiencë shumë të madhe, duke zhvilluar gati 250 ndeshje.

Pikërisht eksperienca e tij, por edhe cilësitë që posedon ky futbollistë kanë shtyrë drejtuesit e skuadrës shqiptare nga Ohri që të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për një vit, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Adem skuadrës së Voska Sport iu bashkua janarin e këtij viti, dhe shumë shpejtë u shndërrua në një futbollistë shumë me ndikim te kjo skuadër.

Adem te Voska Sport u transferua nga rradhët e Makedonija GJ.P, me të cilën skuadër numëron edhe dy trofe të Kupës, ndërsa gjithashtu edhe ndeshje në garat europiane.

Ndryshe, Adem karrierën e kishte nisur te FC Shkupi, për të luajtur më pas edhe me Milanon e Kumanovës, Makedonija GJ.P, Teteksin dhe Renovën. (infOSport.mk)

Leave a Reply