Tashmë është zyrtare! Liridon Latifi është futbollisti më i ri i skuadrës së Tiranës.
Pas një eksperience dyvjeçare në Shkodër me skuadrën e Vllaznisë, sulmuesi anësor zbarkon për një aventurë në kryeqytetin shqiptarë, aty ku do të veshë fanellën “bardheblu”.
Është vetë klubi i Tiranës që përmes një videoje zyrtarizoi marrëveshjen me 29-vjeçarin, i cili do të vendoset nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi për sezonin e ardhshëm, por mbi të gjitha edhe për ndeshjet europoiane aty ku Tirana pret të mësojë kundërshtarin në turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, kjo për shkak se vetëm në dy xhirot e fundit humbi luftën me Partizanin në garën për titullin e kampionit.
Prishtinasi 29-vjeçar, edicionin e fundit me Vllazninë luajti vetëm në 17 ndeshje, duke realizuar edhe 2 gola, derisa vlen të theksohet se në Superligën shqiptare numëron gjithsej 119 ndeshje, 32 gola dhe 17 asistime.
Sukseset më të mëdha, pa dyshim se i ka arritur me Skënderbeun e Korçës, me të cilën skuadër dy herë ishte shpallur kampion, gjë të cilën e kishte bërë edhe me Sherif Tiraspol në Moldavi, derisa me Vllazninë e Shkodrës në vitin 2022 kishte fituar Kupën e Shqipërisë.
Si prishtinas, karrierën e kishte nisur fillimisht et Flamurtari, që më pas të transferohet te Prishtina, nga e cila skuadër në vitin 2015-të kishte arritur në Shqipëri te skuadra e Skënderbeut, ku luajti për dy vite e gjysmë, edhe atë me mjaft sukses edhe në skenën ndërkombëtare.
Pikërisht paraqitjet me ekipin korçar i mundësuan Latifit transferimin te hungarezët e Pushkash, nga e cila skuadër u huazua te Sherif Tiraspol, ndërsa verën e vitit 2021 i njëjti u rikthye në Superligën e Shqipërisë, duke veshur këtë herë fanellën e Vllaznisë së Shkodrës, nga e cila skuadwr largohet pas dy viteve tw plota. (infOSport.mk)