Përfaqësuesja e Maqedonisë ka shkëlqyer gjatë 45 minutave të para, në të cilën “verdhekuqtë” realizuan dy gola, shkruan “infOSport.mk”.
Të besuarit e Milevskit ishin superior, duke dominuar në tërësi ndeshjen përballë ukrainasve, ndërsa më së miri flasin edhe të dhënat statistikore.
Pas një tollovie në zonën kundërshtare në minutën e 31-të, njëri prej futbollistëve ukrainas kishte luajtur me dorë, ndërsa arbitri Lukas Fahndrih pasi morri sinjal nga dhoma e VAR-it, i njëjti shkoi për të parë nga afër gjithë situatën, pas së cilës tregoi në pikën e bardhë. Enis Bardhi morri përgjegjësinë për të ekzekutuar këtë 11-të metërsh, dhe nuk gaboi duke shënuar për epërsinë e Maqedonisë.
GOLIN E ENIS BARDHIT MUND TA SHIHNI KËTU
Ishte ky goli numër 14-të për Bardhin me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë, ndërsa golin e tij të 10-të jubilar me fanellën “verdhekuq”, e realizoi Elif Elmas në minutën e 39-të.
Mesfushori i Napolit shënoi një eurogol nga distanca, duke dyfishuar epërsinë e Maqedonisë në 2:0.