Asgjë nga transferimi në Shqipëri, Andrej Lazarov transferohet në Kroaci!

Andrej Lazarov do të vazhdojë karrierën e tij në Kroaci, duke veshur fanellën e Rudesh, skuadër kjo që edicionin e ri do të luaj në elitën e futbollit kroat.

Për shërbimet e fantazistit me origjinë nga Koçani interesoheshin tre skuadra nga Superliga shqiptare, Vllaznia, Kukësi dhe Dinamo, që kishin kontaktuar lojtarin, mirëpo së fundmi në adresë të tij kishte ardhur një ofertë edhe nga Kroacia, më saktësisht nga skuadra e Rudesh, që te Lazarov sheh një përforcim të mesfushës.

Burime të afërta me “infOSport.mk” bëjnë të ditur se Lazarov sonte në mbrëmje duhet të firmos kontratën me drejtuesit e Rudesh, me të cilën skuadër do të nënshkruaj kontratë dy vjeçare.

Mesfushori me tipare sulmuese, i cili shquhet me pasimet e tij të sakta,  shkëlqeu edicionin e fundit me fanellën e Tikveshit, me të cilën skuadër në 29 ndeshje, regjistroi 8 asistime dhe 1 gol.

Lazarov është një fëmijë i Metalurgut, ndërsa për shumë vite kartonin e tij posedonte Rabotniçki, për të cilën skuadër ka zhvilluar 26 ndeshje në Ligën e Parë, ndërsa plotë 43 ndeshje ka luajtur me fanellën e Tikveshit, te e cila skuadër një periudhë bukur të mirë kishte luajtur edhe si i huazuar, e që përfundimisht nga vera e vitit 2022, ti bashkohet kësaj skuadre si futbollistë i lirë. (infOSport.mk)

Leave a Reply