Gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve në Amerikën e Veriut mes SHBA-ve dhe Meksikës nuk kaloi pa kaos.
Amerikanët arritën të fitonin me rezultatin 3:0 përballë meksikanëve për të shkuar në finale përballë Kanadasë, por grushtet nuk munguan.
Në minutën e 69-të, Montes bëri një ndërhyrje anti-sportive dhe mori menjëherë karton të kuq, duke nxehur dhe gjakrat mes lojtarëve.
Lojtari i Juventusit, Ueston MeKeni gjithashtu u bë pjesë e kësaj ngjarjeje duke sulmuar me grushte kundërshtarin dhe për këtë, ia gjithashtu u largua me karton të kuq.
Por kaosi vazhdo dhe në fundin e takimit, ku lojtarët u përplasën sërish me njëri-tjetrin, teksa me karton te kuq u ndëshkuan edhe Serxhinjo Dest e Arteaga.
Patada descalificadora de César Montes que termina en escándalo durante Estados Unidos 3 México 0 por la CONCACAF Nations League. pic.twitter.com/mbj8vOUlEK
— Pablo Giralt (@giraltpablo) June 16, 2023