Kristijan Toshevski edhe zyrtarisht sezonin e ri do të veshë fanellën e FC Shkupit, te e cila skuadër u prezantua vetëm gjatë ditës së sotme. Lajmin për transferimin e tij te skuadra nga Çairi, “infOSport.mk” e kishte paralajmëruar që 5 ditë më parë, duke njoftuar për fillimin e bisedimeve.
29 vjeçari Toshevski te FC Shkupi vjen nga rradhët e skuadrës së Tiranës, me të cilin skuadër ishte bashkuar gushtin e vitit 2020.
LEXO GJITHASHTU: E mbylli me Tiranën, FC Shkupi nis bisedimet me Toshevskin
“Më vjen mirë që po kthehem në kampionatin vendor, në veçanti te ekipi i FC Shkupit. Shpresoj se do ti arrijmë qëllimet e larta të pronarit tonë, ajo është ta kthejmë titullin në Çair dhe të hyjmë në grupet e Ligës së Konferencës”, – është shprehur Toshevski pas nënshkrimit të kontratës.
Toshevski është një emër i njohur në futbollin tonë vendor, aty ku më parë kishet luajtur edhe me Teteksin, Pelisterin dhe Vardarin.
Toshevski me skuadrën nënkampione të vendit ka nënshkruar kontratë një vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. (infOSport.mk)