Andrej Lazarov shumë lehtë mund të ndodh që të përfundojë në Superligën shqiptare, aty ku interes për shërbimet e tij kanë shfaqur tre skuadra, Vllaznia, Kukësi dhe Dinamo, njofton “infOSport.mk”.
Mesfushori me tipare sulmuese, i cili shquhet me pasimet e tij të sakta, është objektvi i të tre këtyre skuadrave që tashmë kanë dërguar ofertë zyrtare në drejtim të tij, por edhe klubit nga Kavadari, që nga edicioni i kaluar posedon kartonin e 23-vjeçarit.
Fantazisti me origjinë nga Koçani shkëlqeu edicionin e fundit me fanellën e Tikveshit, me të cilën skuadër në 29 ndeshje, regjistroi 8 asistime dhe 1 gol.
Shkodranët e duan menjëherë në skuadër për ta patur gati për ndeshjen e parë në Ligën e Konferencës, ndërsa dinamovitët dhe kuksianët me qëllim për të afruar një element të rëndësishëm në skuadër, kërkojnë të veprojnë sa më parë dhe të mos e lënë të ju ik nga duart.
Tashmë gjithçka mbetet në dorën e lojtarit i cili së bashku me agjentin do të vendosin për të ardhmen e tij. Lazarov është një fëmijë i Metalurgut, ndërsa për shumë vite kartonin e tij posedonte Rabotniçki, për të cilën skuadër ka zhvilluar 26 ndeshje në Ligën e Parë, ndërsa plotë 43 ndeshje ka luajtur me fanellën e Tikveshit, te e cila skuadër një periudhë bukur të mirë kishte luajtur edhe si i huazuar, e që përfundimisht nga vera e vitit 2022, ti bashkohet kësaj skuadre si futbollistë i lirë. (infOSport.mk)