Ndërroi jetë ish presidenti legjendar i Milanit, Silvio Berluskoni

Silvio Berluskoni, ish-kryeministri italian dhe ish-presidenti i Milanit ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.

Berluskoni do të mbahet mend si presidenti më i suksesshëm në historinë e Milanit, duke ndërtuar një klub që bëri historinë në Itali dhe arenën ndërkombëtare.

Ai e mori skuadrën në pragun e falimentimit dhe e çoi atë në majat më të larta të futbollit.

Me Berluskonin si president, Milani nga fundi i viteve të 80-ta deri në vitin 2017-të fitoi 8 tituj kampion në Itali, një kupë italie, 7 superkupa të Italisë, 3 Liga të Kampionëve, një Botëror për Klube, 2 Superkupa Interkontinentale dhe 5 Superkupa të Europës.

Berluskoni ndërroi jetë në spitalin “San Raffaele” në Milano, raportojnë mediat italiane.

 

Leave a Reply