Suhel Muharemi nuk do të jetë më pjesë e Struga Trim Lum. Shkupjani, i cili ishte pjesë e gjeneratës së artë të Struga Trim Lum, duke u shpallur kampion edicionin e fundit, nga skuadra kampione largohet pas gati dy viteve, njofton “infOSport.mk”.
Muharemi skuadrës së Struga Trim Lum iu bashkua shtatorin e vitit 2021, kur erdhi nga rradhët e Rabotniçkit. Ai brenda kësaj periudhe të kaluar te skuadra jonë, zhvilloi 26 paraqitje, 13 prej të cilëve edicionin e fundit, ku realizoi edhe 3 gola dhe 3 asistime.
Muharemi është një prodhim i shkollës së FC Shkupit, me të cilën skuadër kishte regjsitruar golin në moshën më të re në Ligën e Parë, ndërsa gjithashtu gjatë karrierës së tij përveç me Rabotniçkin dhe Struga Trim Lum, kishte luajtur edhe me Renovën.
Kujtojmë, më parë pas përfundimit të kontratave, u larguan edhe dy futbollistët nga Shqipëria, Miklovan Pere dhe Arbi Pengu. (infOSport.mk)