Voska Sport sezonin e ri do të luaj në elitën e futbollit vendor. Skuadra shqiptare nga Ohri pavarësisht këtij suksesi vazhdon të funksionojë në qetësi, kur janë në pyetje transferimet e reja, të cilat pritet të ndodhin vetëm pas emërimit të trajnerit të ri.
Ndërkohë, ka ndodhur edhe largimi i parë nga kjo skuadër. Fjala është për portierin rezervë, Valon Neziri, i cili nuk do të jetë më pjesë e Voska Sport.
Neziri skuadrës së Voska Sport iu bashkua qershorin e vitit të kaluar, kur erdhi nga rradhët e skuadrës së Besës nga Dobërdolli, ndërsa i njëjti gjatë karrierës së tij, gjithashtu kishte mbrojtur edhe ngjyrat e skuadrave, si Gostivari, Renova dhe Korabi. Neziri me Voska Sport edicionin e kaluar regjistroi 6 paraqitje, duke u bërë kështu pjesë e suksesit më të madh historik, inkuadrimit në Ligën e Parë. (infOSport.mk)