Me emërimin e Ardian Nuhiut si kryetrajner te Shkëndija, ka ardhur edhe largimi i parë nga rradhët e skuadrës tetovare. Pjesë e “kuqezinjëve” në sezonin e ri nuk do të jetë Mevlan Murati, një futbollistë i krijuar pikërisht nga shkolla e Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”.
Mevlan Murati me Shkëndijën fitoi gjithsej 5 tituj, edhe atë 3 tituj kampion, 1 Kupë dhe 1 Superkupë të vendit.
Murati me Shkëndijën numëron afërsisht 200 ndeshje zyrtare, ndërsa i njëjti gjatë karrierës së tij në formë huazimi kishte luajtur me FC Shkupin dhe Renovën, ndërsa gjithashtu kishte provuar veten edhe në Superligën shqiptare, duke mbrojtur ngjyrat e Partizanit. (infOSport.mk)