Skuadra e Ferizajit edhe zyrtarisht ka ndarë rrugët me trajnerin kroat, Andrej Panadiç, njofton “infOSport.mk”. Edhe pse i njëjti erdhi me qëllim të vetëm për të siguruar mbijetesën me skuadrën e Ferizajit, një gjë të tillë nuk i’a arriti kroati, i cili skuadrës kosovare iu bashkua me 11 tetor, duke zëvendësuar Arbnor Morinën. Panadiç, Ferizajin e udhëhoqi në 20 ndeshje kampionale, duke regjistruar 8 fitore, 4 barazime dhe 8 disfata.
Mbi të gjitha, me Panadiç në krye, Ferizaji humbi edhe ndeshjen e balotazhit nga Liria e Prizrenit, skuadër kjo që në anën tjetër udhëhiqet nga strategu tetovar, Xhengis Rexhepi.
Ky i fundit pritet që sezonin e ri ta udhëheq sërish Lirinë, këtë herë në Superligë, ndërsa Ferizaji do të garojë sërish në Ligën e Parë, mirëpo me ndonjë trajner të ri, e që me siguri do të jetë shqiptarë. (infOSport.mk)