Pas eliminimit të Daçias së Moldavisë dhe HJK Helsinkit të Finlandës, Shkëndija mendon për sfidën e rradhës evropiane, kundër skuadrës lituaneze të Trakai.
“Kuqezinjtë” sfidën e parë do ta luajnë të enjten në transfertë, ndërsa për ta pritur sfidën sa më të gatshëm, stafi teknik me futbollistët kanë nisur përgatitjet për këtë sfidë menjëherë pas kthimit në Tetovë pas ndeshjes me HJK Helsinkin.
Tani më gjithë vëmendja është e drejtuar ka Trakai, analizohet kundërshtari dhe kërkohet të përgatitet lojë adekuate për t’iu kundërvënë skuadrës lituaneze.
Ekipi gjatë ditës së hënë dhe sot ka punuar në Tetovë, ndërsa të mërkurën në mëngjes niset drejt Lituanisë, ku të enjten zhvillon takimin e parë të raundit të tretë eliminator të Liga Europa kundër Trakait, ndeshje kjo që starton në ora 18:30.