Kanë dështuar bisedimet midis Shkëndijës dhe Ardian Nuhiut. Edhe pse shkupjani ishte në “pole-position” për të marrë drejtimin e skuadrës tetovare, palët nuk ishin dakorduar, ashtu që tashmë emri i Nuhiut lidhet ngushtë me skuadrën e Vllaznisë nga Shkodra, drejtuesit e së cilës skuadër janë të gatshëm për t’ia plotësuar të gjitha kushtet strategut shkupjan, për të pasur një aventurë më të gjatë eurpiane, por njëkohësisht që edicionin e ardhshëm të luftojnë për titullin e kampionit, që Shkodrës i mungon një kohë të gjatë.
Ndërkohë informacione të besueshme pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se timonin e Shkëndijës do të marrë Orges Shehi, ish portieri legjendar i Skënderbeut, i cili së fundmi udhëhoqi Tiranën.
Ai që në sezonin debutues me skuadrën nga kryeqendra shqiptare arriti që të shpallet kampion, mirëpo një gjë të tillë nuk arriti të përsëris edhe këtë vit, kur fare në fund të kampionatit, më saktësisht thënë në dy xhirot e fundit e humbi titullin kampion nga rivali i përbetuar i Partizanit, ndërsa dje humbi edhe në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë, pasi Tirana e tij u mund minimalisht 1:0 në kohën shtesë nga skuadra e Egnatias.
Bisedimet tashmë kanë filluar me Shehun dhe të njëjtat pritet të mbyllen shumë shpejtë, pasi i njëjti duhet ndërtuar skuadrën për garat europiane.
Kujtojmë, sot pasdite Shkëndija starton me përgatitjet për aventurën europiane, por njëkohësisht edhe për sezonin futbollistik 2023/24. (infOSport.mk)