Ballkani mund të mbetet pa njërin prej futbollistëve kryesor, golashënuesin Albion Rrahmani.
Janë gjigandët kroat të Dinamo Zagreb që dëshirojnë të bëjnë për vete 22-vjeçarin nga Podujeva, i cili edicionin që lamë pas në elitën e futbollit kosovar, u shpall golashënuesi më i mirë me 20 gola të shënuar.
Albion Rrahmani konsiderohet si një nga zbulimet e viteve të fundit në futbollin kosovar. Paraqitjet e tij ishin të mrekullueshme në garat evropiane edicionin e kaluar, kur kishte realizuar 7 gola në 6 ndeshje kualifikuese të Ligës së Konferencës, aty ku në fazën e grupeve dështoi të shënoj, por dhuroi dy asistime.
Falë paraqitjeve mbresëlënëse me fanellën e Ballkanit, Rrahmani mori ftesë edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës për dy ndeshjet e para të kualifikimeve për Kampionatin Europian në muajin mars.
Kujtojmë, para se të transferohej te Ballkani, Albion Rrahmani kishte shkëlqyer te Malisheva në Ligën e Parë gjatë sezonit 2020/21.
Ndryshe, përveç tij nga skuadra kampione e Ballkanit gjatë kësaj vere mund të largohen edhe futbollistët, si Lindon Emërllahu, Nazmi Gripshi dhe Meriton Korenica, që vite më parë mbronte ngjyrat e Shkëndijës dhe Metalurgut në futbollin tonë vendor. (infOSport.mk)