Zvicra publikon listën për ndeshjet e qershorit, trajneri Jakin fton tre futbollistë shqiptarë

Përfaqësuesja e Zvicrës ka publikuar listën për dy ndeshjet e muajit qershor në kuadër të eliminatoreve për Europianin e vitit 2024, njofton “infOSport.mk”.

Helvetikët do të përballen fillimisht me Andorrën më 16 qershor, derisa tre ditë më vonë para tifozëve të tyre do të mirëpresin Rumaninë.

Për këto dy ndeshje mjaft të vlefshme për grupin “I”, trajneri Jakin ka përzgjedhur 24 futbollistë, në mesin e të cilëve edhe 3 shqiptarë.

Fjala është për dy të zakonshmit, njëherit edhe dy kapitenët e parë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, si dhe për sulmuesin e Bazelit, Andi Zeqiri.

Zvicra pas dy xhirove të para në grupin “I”, ku bënë pjesë edhe përfaqësuesja e Kosovës, ka regjistruar dy fitore të mëdha, 5:0 ndaj Bjellorusisë dhe 3:0 ndaj Izraelit. Kundër Kosovës, Xhaka, Shaqiri dhe Zeqiri bashkë me shokë do të luajnë me 09 shtator. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply