Sezonin 2013/2014 në elitën e futbollit vendor doli nënkampion, ndërsa nga ky vit skuadra e Horizont Turnovës do të luaj në rangun më të ulët të garave.
Skuadra nga Strumica që duheshe të bëjë gara në Ligën e Dytë – Lindje, është tërhequr nga garat, duke vendosur që të luaj në Ligën komunale të Strumicës.
Arsyeja kryesore janë financat, ku si pasojë shumica e futbollistëve që ishin pjesë e kësaj skuadre vendosën të largohen.
Tashmë në ligat më të ulëta, Horizont Turnova pritet që të fillojë me forca të reja, ashtu si e nisi para disa viteve kur arriti deri në Ligën e Parë, madje duke luajtur një rol të rëndësishëm, ku dy vite rradhazi arrinte të siguronte edhe daljen në Evropë.
Në vitin 2013 ata kaluan turin e parë duke eliminuar ekipin lituanez të Suduva, edhe atë vetëm pas ekzekutimit të penaltive, pasi të dyja ndeshjet ishin mbyllur me rezultatin identik 2:2, që më pas në turin e dytë të eliminohen nga skuadra e njohur kroate e Hajdukut.
Paraqitja e tyre e dytë në ndeshjet e Liga Evropa nuk u tregua aq e suksesshme, pasi ata u eliminuan që në rrethin e parë, duke u mundur në të dyja ndeshjet nga skuadra gjeorgjiane e Chikhura Sachkhere.
“Për shkaqe financiare nuk kemi fuqi për të luajtur në Ligën e Dytë. Klubi nuk do të shuhet, por ai do të garojë në Ligën komunale të Strumicës” – kishte deklaruar për të përditshmen sportive “makedonski sport”, sekretari i klubit nga Kukushi, Tomislav Timovski.