Goce Sedloski edhe përkundër faktit se me skuadrën e Vllaznisë arriti të sigurojë Europën, i njëjti pritet të shkarkohet nga posti i trajnerit te skuadra shkodrane, njofton “infOSport.mk”.
Strategu 49-vjeçar nuk ka arritur të bind drejtuesit e skuadrës shqiptare për të vijuar bashkëpunimin, i cili si duket do të ndërpritet pa kaluar dy muaj të plotë. Ajo që më së shumti kishte prekur drejtuesit e skuadrës, kishte qenë eliminimi nga Kupa e Shqipërisë.
Drejtimin e skuadrës Shkodrane, Sedlloski e morri me 4 prill, duke udhëhequr Vllazninë në 11 ndeshje, dhe duke regjistruar 3 fitore, 4 barazime dhe 4 disfata.
Sedlloski me Vllazninë e Shkodrës ka kontratë deri në fund të sezonit 2023/24, mirëpo në marrëveshjen mes palëve ekziston një klauzolë, sipas së cilës palët në fund të sezonit do të uleshin në tavolinë për të diskutuar rreth vazhdimit të bashkëpunimit. (infOSport.mk)