Shkëndija e Haraçinës gjatë ditës së sotme mësoi emrin e kundërshtarit për inkuadrim në Ligën e tretë – veri, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra që doli kampion në Ligën Komunale të Gazi Babës në ndeshjen e balotazhit do të luaj kundër skuadrës së “FC Cool” nga Kisella Voda.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në shtunën me fillim në ora 17:00 në stadiumin “Boris Trajkovski” në lagjën Maxhari të Shkupit.
Duke parë afërsinë e kësaj lagje me Haraçinën, besojmë fuqishëm në një përkrahje të madhe të “djelmoshave” kuqezi, të cilët pritet t’ia rikthejnë krenarinë Haraçinës legjendare. (infOSport.mk)