“Bomba” e ditës së sotme vjen nga e përditshmja spanjolle, “Marca” e cila raporton se Reali i Madridit ka arritur marrëveshje me Monakon për transferimin e yllit francez, Kylian Mbappe.
Sipas të përditshme “madrilene”, Florentino Perez do t’i paguajë kampionëve të Francës 160 milionë euro plus 20 milionë të tjera bonuse për të marrë kartonin e talentit aq shumë të kërkuar nga klubet më të mëdha evropiane.
Sipas asaj që raporton “Marca”, Mbappe me “mbretërit” pritet të nënshkruajë një kontratë 6-vjeçare.
Përveç Realit të Madridit, Mbappe kërkohej edhe nga tre skuadrat gjigande evropiane, Arsenal, Paris Sen Zhermen dhe Mançester Siti.