Liga e Konferencës, Shkëndija dhe FC Shkupi në mesin e skuadrave favorite

Dy skuadrat përfaqësuese të Maqedonisë në kuadër të Ligës së Konferencës, Shkëndija dhe FC Shkupi, bëjnë pjesë në mesin e skuadrave favorite, ashtu që në fazën e parë të dyja këto skuadra do të hasin në kundërshtarë më të lehtë, që realisht mund të jenë edhe të kalueshëm, njofton “infOSport.mk”.

Për dallim nga këto dy skuadra, Makedonija GJ.P do ta ketë të vështirë, pasi me koeficientin 2.500 renditet në mesin e skuadrave jofavorite.

Në bazë të situatës aktuale në kampionatet e ndryshme, UEFA ka përpiluar një tabelë, në të cilën shihet se si janë të ndarë ekipet në vazo në bazë të koeficientëve.

Shkëndija dhe FC Shkupi, bëjnë pjesë në mesin e skuadrave më të theksuara, që veçmë kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Konferencës, bashkë edhe me Dritën e Gjilanit, ndërsa ditëve në vijim pritet edhe konfirmimi i skuadrave tjera, si p.sh i Partizanit të Tiranës, nëse kjo skuadër do të luante në këtë kompeticion, apo në Ligën e Kampionëve, duke pasur parasysh se në Superligën shqiptare gara për titull bëhet mes dy skuadrave nga kryeqendra, Tiranës dhe Partizanit.

Ndërkohë ndër skuadrat shqiptare që renditen në mesin e skuadrave jo favorite, janë edhe Egnatia nga Shqipëria, Deçiçi nga Mali i Zi, Dukagjini nga Kosova dhe Vllaznia e Shkodrës.

Vlen të theksohet se në rast se Teuta apo Laçi do të siguronin vendin e katërt në kampionat në vend të Vllaznisë, dhe do të merrnin pjesë në Ligën e Konferencës, do të kishin të sigurt vendin në vazon e parë pasi kanë një koeficient më të lartë se shkodranët.

                 

(Skuadrat me BOLD, janë të konfirmuara në vazot përkatëse, ndërsa ato me ITALIC ende jo)

Leave a Reply